Bledi Strakosha: Media sot masturbohet me veten. Një personazh që shan ditë natë s'mund të dalë në ekran

E ka nisur karrierën në moshë të re dhe tani numëron 30 vite në ekran. Gazetari, moderatori dhe tani dhe producenti Bledi Strakosha tregon sa e rëndësishme në këtë profesion është të jesh me këmbë në tokë.

I ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora, Bledi Strakosha thotë: Nuk më pëlqen vetja dhe këtë e shoh si një fat që të çon përpara. Në përgjithësi media sot në Shqipëri por dhe në botë, në Shqipëri vçanërisht, termi që më vjen është i papërshtatshëm por do ta them kështu siç po më vjen. Media sot masturbohet me veten, në këtë pikë ka mbërritur. Nëse ke një vetëvlerësim kaq të madh dhe të pajustifikuar për veten tënde ti nuk shkon përpara ndaj unë e shoh si fat që jam i pakënaqur.

Në 1994-95 filluan të vinin letra që më komplimentonin dhe më hipi pak vetja në qejf dhe nuk kam për ta harruar. Ylli më tha komplimentat janë të merituara por nëse do të të hipi vetja në qejf lëre këtë punë. Gjithmonë  nuk e kam parë të arsyeshme të ndihem mbi të tjerët.

Sheh me shqetësim dhe keqarjdhje situatën emedias.

“Unë Jetoj në një kohë që shoh shumë filma dhe dokumentar por jo televizionet shqiptare.  Është një media sipërfaqësore që e ngatërron median me Youtubin e tik tok. Televizioni nuk mund të rendi pas personazheve të tik-tok. Jo çdo personazh që del duke sharë duhet ti krijohet hapësirë televizive.

Do të doja që media në përgjithësi të ishte më e përqendruar në përmbajtje sesa në formë. I kemi dhënë shumë formë gjërave. Jetojmë në kohën që duhen dhe gjërat e bukura por duhet dhe përmbajtja. Nuk e kam fjalën vetëm për atë që ndodh në format por dhe njerëzit. Ka personazhe që nuk i shikon dot se nuk dinë të flasin nuk dinë të marrin frymë. Televizioni duhet të jetë spontan por jo aq spontan."

EMISIONET