Një i vaksinuar ka 32 herë më pak rrezik të infektohet krahasuar me një të pavaksinuar
Komiteti Teknik nuk mori masa të reja për kufizimin e përhapjes së Covid 19 por apeloi qytetarët që të vaksinohen.
Silva Bino tregoi edhe shifrat, të cilat sipas saj konfirmojnë nevojën që ka shoqëria për vaksinat me qëllim daljen nga kjo situatë.
Bino tha se reastet nga persona të pavaksinuar janë 12 herë më shumë krahasuar me rastet e personave që kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Ndërkohë, sipas saj, rastet e personave të pavaksinuar janë 32 herë më shumë krahasuar me rastet e personave të vaksinuar.
"Deri tani me të dyja dozat janë vaksinuar 27 % e popullsisë, ndërsa me një dozë është vaksinuar 37 % e popullsisë. Kemi një rritje në lidhje me mbulesën vaksinale në vend", tha Bino.
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se Gjirokastra ka mbulimin më të madh me vaksinim të popullsisë e ndjekur nga Tirana.
Në spitalin Infektiv ose COVID 1 janë 90 pacientë të shtruar, ku 15 % e tyre janë mosha të reja.


