Bimë narkotike dhe armë pa leje, ndalohet i riu i dënuar me më shumë se 1 vit burg në Shkodër

Bimë narkotike dhe armë pa leje, ndalohet i riu i dënuar me

Një 27-vjeçar i dënuar me më shumë se një vit burg është ndaluar nga Policia e Shkodrës. Mësohet se i riu akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe municioneve lufatarake”.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim“, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

EMISIONET