Bie nga shtylla elektriçisti në Kuçovë, 58-vjeçari transportohet në spital

Bie nga shtylla elektriçisti në Kuçovë,

Një elektriçist 58-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga shtylla, teksa punonte tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, teksa 58 vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET