Bie aksidentalisht nga biçikleta, ndërron jetë në spital 17-vjeçarja nga Tirana

Bie aksidentalisht nga biçikleta, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maknor, Pezë.

Rreth orës 14:25 17-vjeçarja R.D është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Si pasojë  ajo ka marrë dëmtime dhe nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET