Betonieret,“tonazh i lartë” për Bashkinë, qarkullojnë në çdo orë të ditës, shkatërrojnë rrugët e Tiranës
Në kryeqytet sheh një numër të lartë të automjeteve të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar kaos e trafik në çdo orë të ditës. Edhe pse situata është tejet shqetësuese në rrugët e Tiranës, askush nga Bashkia, si enti pronar për menaxhimin e lëvizjeve të betoniereve, nuk ka marrë masa për normalizimin e situatës.
Betonieret dhe makinat e tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar po shkatërrojnë rrugët dhe shkaktojnë ndotje për banorët e Tiranës.
Më këtë situatë ndeshesh në çdo orar ndërsa nga bashkia Tiranë, që është enti pronar dhe jep leje që të tilla mjete të lëvizin lirshëm, ende nuk ka një reagim.
Betonieret gjithashtu janë shkak dhe të rëndesës së trafikut në kryeqytet.
Edhe pse ky është një shqetësim madhor për çdo banor, askush nuk kujdeset për zbatimin e orareve ndaj subjekteve që kanë në patronazh betonieret.
Situata është shqetësuese në një kohë që në vend kanë nisur njëherësh punimet e pamenduara, duke shkaktuar një kaos në kryeqytet.


