Beteja për Presidentin "fantazmë", Ngjela: Rama i ka 94 vota me Alibeajn


Në maj pritet të mbahet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Rtv Ora thotë se pretendenti për këtë detyrë duhet të njohë mirë shtetin.

Ngjela: Çfarë profili duhet të ketë presidenti dhe kush mund të jetë president janë dy gjëra të ndryshme. Kush do jetë nuk e dimë, është shpejt. Por Presidenti duhet të jetë statist, një njeri që njeh shtetin dhe të ketë aftësi për të krijuar ekuilibrin shoqëror dhe politik në Shqipëri. Ka dhjetëra shqiptarë të nivelit të lartë në Perëndim. Duhet një figurë e njohur në opinionin publik.

PS ka përjashtuar nga negociatat Rithemelimin e Berishës dhe LSI-në. Konsensusi po kërkohet te Alibeaj dhe grupi i tij parlamentar. Ngjela ka bindjen se Rama do ti bëjë 94 votat.

Ngjela: Ku kanë forcë juridike themeluesit e Saliut? Deputetët nuk janë grup, nuk kanë krijuar grup as parti. Partia është ajo që është Alibeaj. Duhet të jesh person juridik. Kur ta njohë gjykata Saliun flasim. Habitem me ju televizionet, çe keni këtë këmbëngulje që duket pak a shumë jo profesionale. Zëvendëssekretarja e shtetit që viziton Shqipërinë nuk takon ndonjë nga këta. Kjo është zonë amerikane. Ata njeh Amerika, këta janë apsait. Dua që ky president të dalë me 94 vota dhe 2/3 ata i kanë me Alibeaj, ka 30 deputetë ai. 71 e nxjerr Presidentin. Nëse del me 71 është domosdoshmëri që të mos jetë figurë politike. Nëse është me konsensus dhe unë e di që bëhen 94, duhet të zgjedhin një personalitet për të krijuar ekuilibrin shoqëror në Shqipëri.

EMISIONET