Berisha-Yuri Kimit: Nëse ka prova t’i çojë në Paris, të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores Yuri Kim për të se nuk do të bëjë bashkëpunim me PD-së nëse rikthehet Berisha.
Ai e ftoi ambasadoren Yuri Kim që nëse ka prova kundër tij të shkojë dhe t’i dorëzojë në gjykatën e Parisit, duke shtuar se ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.
Berisha: Foltorja ka sjellë shpresa të mëdha në mbarë botën dhe ju garantoj ju se kjo pritje që shihni në Shqipëri, nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Edhe elita politike në SHBA më ka përgëzuar, sidomos nga krahu republikan. Për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilido tjetër që ka një provë të vetme e ftoj që ta dërgojë pranë Gjykatës në Paris.
Shpreh kënaqësinë time të madhe se miqtë dhe personalitetet e shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen dhe nuk pranojnë deklaratën se ka prova, por nuk thonë. Nëse janë të cohën pranë gjykatës. Mua më kanë deklaruar miq përtej Atlantikut se kanë parë time dhe është bosh. Ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.

