Berisha: Yuri Kim fushatë kundër meje, i bëj thirrje SHBA-së të për të caktuar kreun e PD-së
Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se deklarata e Yuri Kim janë fushatë kundër tij në krye të PD-së.
Ai i bëri thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare.
Berisha: Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!


