Berisha: Viti 2021 kampion për prodhim energjia, por i zbrazën digat në mënyrë kriminale

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se viti i shkuar ishte kampion i prodhimit të energjisë, ndërsa konsumi është shumë i ulët në raport me prodhimin.

Ai theksoi se gjatë gushtit 2021 është shitur energji dhe janë zbrazur në mënyrë kriminale digat e HEC-eve në vend.

Berisha: Ky është viti kampion i prodhimit të energjisë, ndërsa konsumi është shumë i ulët në raport me prodhimin. E kam denoncuar këtu se në gusht zbrazen në mënyrë kriminale digat e HEC-eve dhe energjia shitej me 120 euro, kur nuk duhej të shitej, sepse vjeshta është problem kryesor, prandaj mbahen digat e mbushura.

Këta i zbrazën në gusht i çuan në nivelet më minimale. E shitën të gjithë energjinë me 42 euro kur në treg ishte me 120 euro. Këto janë dokumente të gjitha. Është krijuar një sistem vjedhje. Të merren gazetarët me këtë.

EMISIONET