Berisha: Veliaj në betejë me Ramën, balancat janë spostuar në favor të fatkeqësisë së Tiranës
Në një prononcim për gazetarët para hyrjes së Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se tashmë është Veliaj ai që e konfirmon Ramën.
Sipas tij, ishte Veliaj ai që degdisi në Dibër Ballukut dhe se e shfrytëzoi betejën e ndërtimeve pa leje në Tiranë kundër Ramës.
Berisha: Veliaj konfirmoi Ramën, apo Rama Veliajn. Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërtetë. Di që në këtë mes nuk besoj ato që thotë se Rama konfirmoi Veliaj. Veliaj po i bën presion dhe mbetet që Rama të konfirmohet nga Veliaj. Të kthehemi te beteja që nisi; u promovua Balluku si zgjedhjen e tij, por Veliaj e degdisi në Dibër atë. Nisi betejën me kullat, Veliaj tha vazhdo. Rama ka fjalën finale te kullat.
Ajo që u konsideruar si një betejë kundër Veliajt, ai e ktheu në një betejë kundër Ramës. Balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës. ne nuk i emërojmë sikurse Edi Rama, por do t’i zgjidhim kandidatët tanë.

