Berisha u drejtohet demokratëve: Kuvendi më i bukur e triumfues, kthen kultin e anëtarit të PD
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në fjalën e tij para delegatëve dhe mbështetësve të PD të mbledhur në stadium deklaroi se ky Kuvend është i pari që kthen kultin e anërtar tëe PD.
"Kuvendi më madhështor, më i bukur dhe më triumfues, më mahnitës në historinë e 30 viteve. Kuvendi që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD, kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, kultit të lirisë, anëtarit të lirë. Vendosim të rithemelojmë forcën e madhe të PD.
Në 31 vjetorin e themelimit të kësaj partie, Berisha një falenderim pati për lëvizjen e dhjetorit '90-të që përmbysi diktaturën dhe themeluesit e PD.
"Studentët ngadhënjyen, gjynjëzuan diktaturën, themeluan PD të atyre vlerave që ne sot rivendosim përsëri në vlerat e saj. I përshëndes me mirënjohje të thellë të gjithë atan që themeluan PD, përmbysën diktaturën komuniste në Shqipëri, ata që më ndershmëri dhe përkushtim të madh hodhën në Shqipëri themelet e rendit të ri demokratik. Rreshtuan me vendet e mëdha të lirisë, SHBA dhe miqtë e tjerë të mëdhenj në perëndim".

