Berisha: Statuti i 11 dhjetorit Kushtetuta e PD-së, opozita nuk mund të pengohet në fitore
Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar.
Ai tha se është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit, kundrejt hajdutëve të Edi Ramës.
Berisha: Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike.
Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë. Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa zien sot në të 4-anët e vendit urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje.


