Berisha: Rama mega-skandal në Porto Romano, po përdor reputacionin e NATO-s
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas debatit që pati me zv. kryetaren e Kuvendit për fjalën e tij, ka dhënë një prononcim jashtë këtij institucione për gazetarët.
Berisha u shpreh se e përshëndet që kreu i NATO-s nuk e ka përtypi mashtrimin e Ramës për përvetësimin e 1 mijë metra katrorë në Durrës.
Ai tha se ky propozim i Ramës është një mega-skandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka aleanca për qëllime të veta korruptive
Berisha: PD mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me aleancën (NATO) dhe garantoj sërish se është e gatshme t’i ofrojë nesër në pushtet aleancës të gjitha lehtësirat aeroportuale e të tjera, që asaj i duhen për përmbushjen e misionit të madh. E përshëndes faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës, i cili për të mbuluar mega-aferën e tmerrshme me Elamanin të përvetësimit të 1 mijë m2 tokë në Durrës, kërkon ta bëjë këtë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një mega-skandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka aleanca për qëllime të veta korruptive.
Pata kënaqësinë e madhe të konstatoj se në konferencën e shtypi, ndonëse Rama nisi recitimin e tij me Porto Romanon dhe portin e madhërishëm që do të ndërtohej, sekretari i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi dhe foli për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj, për Ballkanin dhe unë e përshëndes përzemërsisht.


