Berisha: Rama hiqet se po lumturon Vlorën, por do e mbysë me mazut

Sali Berisha në një konferencë për mediet së bashku me ekspertët e energjisë, ka akuzuar Ramën se po i bën një dëm të madh Vlorës duke ofruar anijet që funksionojnë me mazut. Vlora kërcënohet seriozisht, thotë ish-kryeministrit, sepse rrezikon largimin e turistëve.
Berisha: Ne jemi pranë gazit pa gaz sepse kështu do qeveria, kështu i leverdis asaj. Të dyndësh Vlorën me mazut rrezikon të kryesh një krim të shëmtuar mjedisor dhe të largosh turistët nga Vlora. Ky hiqet se po e lumturon Vlorën. Vlora është pjesë e e sistemit unik energjitik. Vlora kërcënohet seriozisht sepse ato po funksionojnë me mazut dhe të ofrosh në bregdetin e Vlorës anijet që funksionojnë me mazut është një problem i madh.
