Berisha: Rama dhe Balla gënjejnë, rezoluta nuk futet më në kuvend pasi është hedhur poshtë

Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama dhe Taulant Bala kanë trillime të neveritshme si persona të inkriminuar lidhur me rezolutën e gjenocidit për Srebrenicës.

Ai theksoi se rezolutat dhe ligjet në kuvend kanë procedura dhe nuk mund të futen sërish në procedurë pas një afati të caktuar kohe sërish.

Berisha: Edi Rama dhe Taulant Bala kanë trillime të neveritshme si persona të inkriminuar në çdo qoshe të psikikës së tyre. Rezoluta ka ndjekur rrjedhën normale të një gjëje të tillë. Për miratimin e tyre ka një rregullore dhe sikurse e dini procedurën nuk e ka në dorë pakica, por shumica. Rezoluta është dorëzuar nga deputeti Tritan Shehu konform gjithë rregulla. Ajo është shqyrtuar në byronë parlamentare dhe është refuzuar nga shumica, por rregulli kërkon që të mos refuzohet nga qeveria, por nga parlamenti.

Rama dhe Balla mashtrojnë sepse janë të kriminalizuar kure thonë se nuk është votuar kundër. Vota e djeshme ka qenë më e egra që është bërë në kuvend. Nuk është shtyrë më vonë rezoluta, sepse ka rregulla kur hidhet poshtë më votë. Ajo nuk mund të futet më pa një afat të shkurtër kohë. Ata që përpiqen të mbulojnë mbrojtjen që i bënë gjenocidit dje kryejnë vepër penale në përputhje me mohimin e gjenocidit. Rama tha se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh primitiv që edhe një akt të tillë të ndërgjegjes njerëzore t’ia kalosh të tjerëve.

EMISIONET