Berisha: Qeveria nuk reflekton, qytetarët të vazhdojnë protestën derisa të largohet Çuçi
Kreu i PD-së, Sali Berisha i është bashkua protestë për vrasjen e Jonadës së vogël nga polici Arjan Tase duke thënë se i bashkohet asaj si qytetar.
Ai tha se është shumë e vështirë që të reflektojë qeveria, prandaj edhe apeloi që t2ë vazhdojë protesta e qytetarëve.
Berisha: Është e vështirë që të reflektojë qeveria, por unë i ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën derisa qeveria të reflektojë. Dorëheqja e Çuçit është një hap. Në maj ndodhi një vetëvarjeje në qeli, sepse u akuzua për një derë.
Ky tjetri firmos për 420 milionë dhe nuk e merr askush. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen. Është rasti i të riut në Durrës që u mbyt sepse nuk kishte roje.

