Berisha paralajmëron protesta të tjera: Rama do ta presim biletën, ky është vetëm fillimi

Nga bulevardi para Kryeministrisë, kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama në 5 vite largoi 540 mijë të rinj dhe shqiptarë nga Shqipëria.

Ai shtoi se për të gjitha ato që ka bërë ai në qeverisje atij do t'i pritet bileta dhe ky është vetëm fillimi i marshit të lirisë.

Berisha: Nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë të bëj thirrje, boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb që lind dhe rrit fëmijë për emigracion, është një komb pa rini, po të ardhme. Edi Rama në 5 vite largoi 540 mijë të rinj dhe shqiptarë nga Shqipëria. As Çubrilloviçi nuk do kishte ndjekur një politikë tjetër ndaj shqiptarëve.

Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, burgoste, qytetarët shqiptarë dhe që e dinte që ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime, ne do t'i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë.

EMISIONET