Berisha: Opozita më e fuqishme më kurrë, Rama i ka kohëra të numëruara, të ikë në Beograd

Sali Berisha në një prononcim për mediet jashtë kuvendit të Shqipërisë u shpreh se sot vendi ka një opozitë më të fuqishme ndonjëherë dhe se Edi Rama i ka kohëra të numëruara.

Sipas tij, ai duhet të shkojë në Beograd nëse e lejojnë atje, por ama nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi i krimeve që ka bërë këtu.

Berisha: Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme ndonjëherë, Edi Rama i ka kohëra të numëruara. Ai ishte në Beograd dhe dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht dhe atje do të shkojë, nëse e lejojnë, sepse duhet të japë llogari. Për të gjitha vjedhjet që ka bërë para ligjit shqiptar. Ato vepra penale bëjnë shumë dekade dënim për Edi Ramën.

Opozita është në betejë me Edi Ramën, kryetarja e kuvendi është thjeshtë një instrument në duart e tij. Çdo gjë këtu është e përcaktuar nga njeriu që vendosi monizmin absolut në vend dhe që duhet të ikë sa më parë, në mënyrë që të vendosim pluralizmin.

EMISIONET