Berisha: Nuk do jetë kusht që kryetari i partisë të bëhet kryeministër, do rikthejmë votën e lirë
Zoti Berisha u ndal në Korçë ku po zhvillon takimin e radhës me demokratët në kuadër të nismës "Foltorja për PD."
Zoti Berisha tha se është e nevojshme rikthimi i votës së lirë brenda partisë. Më tej ai shtoi se nuk do jetë kusht që kryetari i partisë të jetë kryeministër, kryeministër do zgjidhet anëtari që ka më shumë vota.
Berisha: "I kemi gjërat e qarta se çfarë duhet të bëjmë. Pse fituam në 2005? Nuk është se s'kishim sherre, kishim, nuk është se s'kishim përçarje, kishim, por u ngritëm mbi të gjitha këto dhe u bashkuam. Mjafton bashkimi? Jo. Duhet hapje e madhe, duhet të përthithim forcat, ekspertët më të mirë në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë.
Kjo nuk mjafton, themeli i të gjitha themeleve janë vlerat demokratike brenda PD. Nëse ne nuk kthejmë votën e cila përfaqëson vullnetin tuaj, nëse ne mendojmë se mund të vendosim për ju pa ju pyetur ju, krijohet një strukturë moniste e cila shkon nga disfata në disfatë dhe fitore nuk shikon ndonjëherë. Nëse unë zgjidhem nga ju direkt, unë do vij te ju vazhdimisht dhe në rast se nuk vij me , herën tjetër ju më largoni. Kjo është njëra anë. Edhe kryeministri nuk do jetë kusht që kryetari i partitë të jetë patjetër kryeministër. Partia ka eksperienca shumë pozitive. Kush ka më shumë vota do jetë kryeministër."/OraNews/

