Berisha non grata se duan Shqipërinë pa opozitë. Çfarë interesi ka Britania e Madhe dhe SHBA?

Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha teksa bëri të ditur se i është ndaluar të hyjë në Britaninë e Madhe tha se kjo bëhet sepse duan që ta lënë Shqipërinë pa opozitë.

Gazetari:Çfarë interesi ka Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashuara të Amerikës të lënë Shqipërinë pa opozitë në një kohë kur që pas rënies së diktaturës janë dy shtete që kanë dhënë kontributin e tyre për ndërtimin e demokracisë?

Sali Berisha: Shumë e drejtë pyetja por kjo që them unë është e vërtetë absolute. Pse u godit Sali Berisha? 9 vite pasi ai nuk kishte firmosur me dorën e tij asnjë vendim ekzekutiv, nuk kishte marrë asnjë vendim në PD dhe nuk kishte bërë asnjë takim publik. Natyrisht Sali Berisha ishte një autoritet moral, njeriu që së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishte rrëzuar diktaturën. Ishte njeriu që drejtoi një qeveri që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, e transformoi në çdo aspekt, ishte qeveria që luajti rol të pazëvendësueshëm në qeverinë e Kosovës. Ishte qeveria që ja doli që TAP të vij në Itali pa gaz rus. Asgjë më korruptive se gazi nuk ka sot mbi tokë. dhe kjo është e vërtetë Shqipëria e refuzoi këtë, ky qe shkaku që TAP është gazsjellës sovran nga Rusia. Shqiptarët kanë një bindje që këtë betejë po e bën për ta, ka një bindej që ai me eksperiencën që ka do t’ia dal ti jap përgjigje të shpejtë problemeve me të cilat përballen.

Sakaq Berisha foli dhe për fuqinë që ka Soros duke e konsideruar atë si të pakufishme.

Sali Berisha: Fuqia e George Soros është e pakufishme. Nuk jam unë që e them këtë. Janë me qindra dhe më shumë, politikanë, ligjvënës dhe të tjerë. Vetëm në Europë, ai ka insistuar 18 miliardë euro në opinione. Kështu që lidhjet e Edi Ramës me Sorosin janë shumë të njohura. Por fati i madh, se shqiptarët pavarësisht nga kjo, siç e keni parë ju vetë, kanë vlerësuar qëndrimin tim. Jo se ata janë antiamerikanë, por problemi është se kur shtrohet çështja mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, ata do zgjedhin të vërtetën. Ata besojnë se kjo i afron me Amerikën, nuk i distancon. Kjo i distancon nga mafia e Sorosit, jo nga vlerat e Amerikës. Nuk mund ta konceptoj ndryshe mbështetjen në rritje të tyre ndaj meje dhe PD-së.

EMISIONET