Berisha "non grata" nga Britania? Koka: Jemi bëre vend qesharak, ndërhyjnë kur bëhet mullar por e ha populli

I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach bëri të ditur të enjten se qeveria britanike mori masa kundër disa individëve shqiptarë "me lidhje të publikuara dhe të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin", duke mos paraqitur detaje të mëtejshme.

Kryeministri Rama referuar kësaj drejtoi gishtin nga Sali Berisha, duke nënkuptuar se është një prej tyre.

Gazetari Bledian Koka i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se artikulli është një skaner që i bëhet Shqipërisë sot, por mënyra si u interpretua nga mediat pranë pushtetit dhe vetë ambasada amerikane është çmenduri sipas tij.

Bledian Koka: E lexova artikullin, i cili ishte një skaner i dramës që po përjetojmë ne në demokraci sot. Aty thuhet, ne duhet të luftojmë njerëzit që merren me vjedhjen e votës, njerëzit që janë në pushtet dhe kryejnë korrupsion. Ishte pasqyrim i Shqipërisë që është sot, me gjithë ato që vuan sidomos nga 25 prilli i kaluar deri sot. Më bënë përshtypje dy momente.

Mediat e Edi Ramës e vunë gishtin direkt Sali Berisha do shpallet "non grata" nga Londra. Shumë mirë ta shpallë Londra, ta shpallë dhe Italia. A është Shqipëria më e mirë sot? A i dhamë përgjigje skandalit dhe megaferës së incineratorëve? E dinë shqiptarët që kryeministri britanik iku se nuk kishte muhabet me dy ministra të tij, nuk e pëlqenin.

Ndërkohë Edi Rama që është autor i kanabizimit, i drogës që vidhet në mes të portit të vendit, bashkëautor dhe bashkëfirmosës i 430 mln euro të incineratorëve, është dëshmitar dhe nuk lëviz gishtin si pleq, barinj, në emër të së cilëve janë pastruar 189 milion euro dhe nuk lëviz.  Dhe ky pushteti mediatiko-politik thotë do shpallet Sali Berisha "non grata". Ajo që më bëri përshtypje më shumë, ndërkohë që lexuam gjithë artikullin na del ambasada amerikane na sqaron akoma më shumë se gjithë shkrimi është për Sali Berishën.

Është ironi e madhe, ky vend është bërë qesharak. Në vend që një ambasadë ta intimidojë pushtetin që e sheh se është lëshuar pa fre qoftë në artikulim, veprime dhe zhvatje, sërish ka hallin të çojë deri në fund një mision të dështuar tashmë që ishte për të asgjesuar një lider të opozitës së një vendi partner që deri dje e ka pasur aleat në të gjitha aksionet.

Këtu le ti shpallin të gjithë "non grata", le t'ja lënë Edi Ramës të gjithë pushtetin në dorë vetëm se unë e shoh që ky është një film që ne e kemi parë shpesh herë në filmat hollivudianë me Noriegën dhe me sa e sa dështime që kanë patur aleatët tanë strategjikë, të cilët pasi është bërë ajo që nuk thuhet mullar në fund fare kanë ndërhyrë por ai që e ka hëngër është populli dhe tani është radha jonë. Mos e dhëntë Zoti që të përfundojmë si ata aleatët e aleatëve tanë!

Ndërkohë mediat  kanë raportuar për një miting të thirrur nga Rama me 28 korrik në sheshin "Skënderbej" në orën 19:00.

Bledian Koka: Nuk është miting, është parakalimi i 1 Majit. Kushdo që shkon me një lule në dorë të duatrokasin dhe parakalojnë aty. Cili qytetar i lirë dhe me dy pare mend do shkonte të parakalonte para syve të Edi Ramës. Aty ku vërviste grushtin Enver Hoxha me Mehmet Shehun sot e vërvit Edi Rama.

Duke komentuar seancën plenare të ditës së sotme, Koka tha se Rama në vend që të shtrijë dorën e pajtimit me opozitën nxit gjuhën përçarëse duke përdorur dhimbjen e Kosovës.

EMISIONET