Berisha: Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar, do të vijnë 10 mijë demokratë

Nga Pogradeci, ish-kryeministri Berisha në Foltoren e radhës ai bërë me dije se janë mbledhur 4200 firma për kuvendin kombëtar dhe nesër do të dorëzohen.

Ai shtoi s enë kuvend, përpos këtyre firmave, do të vijë edhe mbi 10 mijë demokratë ku do të mbahet festa më e madhe e rikthimit të partisë.  

Berisha: Ndërsa për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur: nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD-së.

4200 kanë firmosur, por në atë Kuvend do të vijnë 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD-së në historinë e saj dhe rikthimi i saj i plotë në luftë me narko-shtetin.

 

EMISIONET