Berisha mesazh edhe Ramës: Revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde

Nga selia e PD, Sali Berisha komentoi humbjen e thellë të Lulzim Bashës në Referendumin e mbajtur sot më 18 dhjetor. 

Berisha: Më lejoni të shpreh mirënjohje të pakufishme për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Ju rikujtoj se në një proces të manipuluar nga fillimi deri në fund, në qershor Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë, ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë, si demokratë të lirë, rreth 44 mijë anëtarë të PD-së. Kjo dëshmon se deputeti Basha ka humbu çdolloj besimi dhe është gjykuar ashpër në Referendumin e thirrur nga anëtarësia. Unë kam gjithashtu sugjerimet e mia. Sugjerimi i parë është ky, çdo deputet të PD-së e ftoj të vijë dhe të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai ndaj këtyre votuesve.

Këtu është e gjithë anëtarësia e PD. Mos besoni numrat se në statistikat e tyre ju them në absolute nuk ka asgjë të saktë. Ju e patë sot  se ç'ndodhi me antikuvendin e shoqatës së tyre. Nëpërmjet zyrës së pengmarrësit Edi Rama, vendosën të falsifikojnë numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Asgjë të saktë nuk ka në statistikën e tyre. Revolucioni po saktëson gjithçka. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht, të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshmi në historinë jo vetëm të Shqipërisë por dhe më gjerë. Unë di qëllimet e tyre, por Referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike. 

Berisha kishte një mesazh edhe për Edi Ramën.

Berisha: I them Edi Ramës, Revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Lëri lojërat, mos luaj me pluralizmin. Pluralizmi është arritja më e madhe e shqiptarëve. Revolucioni e riktheu përsëri dhe është i gatshëm të çmontojë narkoshtetin ashtu si çmontoi regjimin e etërve të tij.

 

EMISIONET