Berisha mbyll “Foltoren” në Kukës: I urojmë sukses ekipit kombëtar të kuqezinjve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbyllur ‘Foltoren’ në Kukës, duke i uruar fitore Kombëtares në ndeshjen përballë Polonisë që do të luhet në stadiumin e “Air Albania”.

“Le t’i urojmë sot së bashku ekipit kombëtar të kuqezinjve,” tha Berisha.

Në Kukës, ishte “Foltorja” e shtatë që ka mbajtur Berisha deri më tani.

Ish-Kryeministri u prit me entuziazëm nga demokratët, ku nuk kanë munguar daullet dhe brohoritjet.

Foltorja e Kukësit është mbyllur me kërkesën e një demokrati për të bërë një foto në skenë me Sali Berishën.

Berisha mbyll “Foltoren” në Kukës: I urojmë sukses

 

EMISIONET