Berisha: Luli më tha se Yuri Kim i kërkoi që Berisha të ikë nga Kuvendi, por unë nuk e jap dinjitetin

Nga Kurbini ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se 2 muaj më parë më thotë Basha se i ka thënë ambasadorja e SHBA-ve, se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij dhe Berishën.

Ai tha se i është drejtuar Bashës duke i thënë se beteja është për dinjitet dhe këtë dinjitet këtë nuk e jep për asgjë në botë.

Berisha: 2 muaj më parë më thotë Basha se i ka thënë ambasadorja e SHBA-ve, se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij dhe Berishën. Unë i them: Lul, kjo beteja ime është për dinjitet dhe unë këtë nuk e jap për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua.

Nëse partia ime pranon gënjeshtrën për të vërtetë, ajo nuk meriton të jetë parti e tillë. Ai më tha se ashtu është. Kjo është e vërteta dhe jo se i kam thënë se nuk pyes për PD-në.

EMISIONET