Berisha: Ku janë inceneratorët e Fierit dhe Tiranës? Opozita bashkëfajtore për marrjen e borxhit
Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se 480 milionë euro janë çuar për inceneratorë, po ku janë inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.
Ai theksoi se sot borxhi me gjithë prapambetjet shkon 100%, duke shtuar se çatia nga momenti në moment mund të na bjeri mbi kokë.
Berisha: Tani na dalin muze sekretë të Ndrikull Piramidës. Na qenka një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Një garë e çmendur për të vjedhur. Merrni 480 milionë euro inceneratorë, po ku është djegësi i Fierit? Plehrat i dogjën dhe u helmuan qytetarët e Fierit. Ku është djegësi i Tiranës? Shqipëria u mbyt në plehra sepse mafia e plehrave i kanë shndërruar në miniera floriri për tu pasuruar.
Sot borxhi me gjithë prapambetjet shkon 100%. Çatia nga momenti në moment mund të na bjeri mbi kokë. Çfarë është ndërtuar me këtë borxh? Këtë borxh e merr qeveria dhe i paguani ju ma taksa e tatime. Nga viti 2005-2013, borxhi publik u rrit me 4% përqind dhe shkoi në 62.6%. Çfarë u bënë me këto para? U dyfishuan rrogat edhe pensionet, si dhe mijëra kilometra rrugë.
Në mënyrë të pabesueshme bashkëfajtore në borxh u bë edhe Partia Demokratike nga ish-kryetari i saj. A mund të imagjinoni që një opozitë t’i lejojë vetes që të abstenojë një borxh prej 720 milionë euro, më i madhi i marrë ndonjëherë në historinë e vendit.

