Berisha: Arben Ahmetaj strumbullar i aferës 450 milion euro të vjedhura, barrë mbi shqiptarët
Kryetari i PD-së Sali Berisha doli në një deklaratë për median. Ai tha se afera e mbi 450 milion euro të vjedhura e që rëndojnë si barrë mbi shqiptarët e varfër ka si përgjegjës Arben Ahmetaj.
“Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse me vlerë 13.3 milion euro”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: I dyti pas Edi Ramës është mafiozi. Ky sekretar i përgjithshëm i mafies shtetërore ka shkelur nga kodi penal nenet e shpërdorimit të detyrës e shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tender, fshehjes së të ardhurave, përfitim i paligjshëm, korrupsion pasiv, moskallëzim krimi. Ai në mënyrë më të papërgjegjshme është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura. Ai ka një departament specialistësh të sprovuar juridik në KM për këtë qëllim dhe ka një departament të luftës së korrupsionit por interesi personal e shtyn këtë mafioz të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Në fakt nuk ka shpallur asnjë procedura. Këtu fillon afera e mbi 450 milion euro të vjedhura e që rëndojnë si barrë mbi shqiptarët e varfër. Arben Ahmetaj është strumbullari. Ekipi i përdorur për realizimin e kësaj mega vjedhjeje ka pasur tre ushtarë Zoton, Bugalian dhe Mërtirin. Arben Ahmetaj i pyetur në Komisionin Hetimor parlamentar për njohjen me Zoton nuk pohoi njohjen. Ai ka qene menaxheri i kompanisë “Hendes” me të cilin Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse me vlerë 13.3 milion euro.

