Berisha: Alibeaj u përpoq që të manipulonte, e njoftova se pushon së paturi besimin e “Rithemelimit”

Në një prononcim për gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qëndrimet e Enkeljed Alibeaj ishte në kundërshtim me ato të deputetëve.

Sipas tij, ai u përpoq me mënyra vulgare që të manipulojë grupin parlamentar duke thënë se ai tashmë ka humbur besimin e grupit të rithemelimit.

Berisha: Shqetësimi i deputetëve për një proces gjithëpërfshirës dhe unë këtë gjë e vlerësova shumë. Kjo kontrastonte me qëndrimet e deputetëve, nga i vetëshpalluri kryetari i PD-së. Nisur nga një psikologji e tillë, u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje. Pati propozime konstruktive prej të cilave prej nesër do të fillojë bashkëpunimi dhe verifikimi. Pati ide mjaft racionale. Mund të them se pas kaq orësh diskutime u pasurua shumë mendimi i PD-së për situatën e dhënë dhe natyrisht, për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së, dhe padisë me urdhër të Edi Ramës, unë e njoftova se pushon së paturi besimin e komisionit të rithemelimit të grupit parlamentar.

Kjo e mërziti edhe më shumë, por realiteti nuk është gjithmonë i ëmbël. Kjo ishte një mbledhje e mirë dhe deputetët u munduan që të japin kontribut dhe hodhën poshtë përpjekjet për manipulim.

EMISIONET