Bëri lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në punishte dhe nuk i lironte banesën pronarit, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë

U arrestua në Vlorë, shtetasi E. B, 54 vjeç, pasi kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në punishten e tij.
Gjithashty ky shtetas mbante me vetëgjyqësi, në pronësi të tij, një objekt 4-katësh, duke mos e liruar për pronarin e e tij, shtetasin A. B.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga verifikimi i kryer nga një grup i përbashkët i përbërë nga shërbimet e Policisë dhe të OSHEE-së, u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në punishten e duraluminit në pronësi të tij, si dhe në një objekt 4-katësh, të cilin e mban me vetëgjyqësi, duke mos e liruar për pronarin e saj, shtetasin A. B.

