Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset një person, shoqërohen në polici disa të tjerë

Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset një

Një plagosje me armë zharri ka ndodhur, mbrëmjen e sotme fshatin Poshnje, në Berat.

Ora News, mëson se personi i plagosur me pistoletë mbrapa lokal "Kështjella", në fshatin Poshnje në Berat quhet Iliaz Ismailaj. 

Mësohet se i plagosur, i cili identifikohet si Iljaz Ismaili, 33 vjeç, ishte kthyer para disa ditësh nga Anglia.

Policia bën me dije se Ismailaj është dërguar në Spitalin Rajonal Berat, dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë policia, ka shkuar menjeherë në vendngjarje, ku ka bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

“Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

EMISIONET