Berat/ Pronari i vë flakën aksidentalisht banesës së tij, zjarri merr përmasa të mëdha. Ndërhyjnë zjarrfikëset

Berat/ Pronari i vë flakën aksidentalisht banesës së tij,

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Poshnje në Berat.

Godina përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Mësohet se zjarri është vënë aksidentalisht nga pronari i banesës, Zylyftar Hoxha, i cili ka qenë duke djegur disa mbeturina.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse  të Dimalit , të cilat kanë dërguar 3 mjete dhe 15 efektivë.

Flakët janë vënë në kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të tyre.

Fatmirësisht  nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Pas rënies së zjarrit mësohet se i zoti i shtëpisë ka njoftuar zjarrëfikësit dhe është larguar nga vendngjarja nga frika.

EMISIONET