Beqiri: Regjistrimi me figurë është vepër penale dënohet me burg
Avokatja Nexhi Beqiri e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nusja në Librazhd u kap nga vjehrrit duke tradhtuar bashkëshortin, dhe më pas u filmua dhe dhunua duke u denigruar publikisht. Ajo u shpreh se ky veprim është vepër penale dhe dënohet nga kodi penal.
Beqiri: Çfarë ka ndodhur në regjistrimin e figurës, të zërit të veprimeve të vajzës. Kush e bëri këtë dhe pse e bëri. Jemi në kushtet e nenit 121 të kodit penal i cili thotë nëse regjistron dikë fjalët veprimet imazhin dhe i mban për ti përdorur ato për qëllime të caktuara është kundravajtje penale dhe dënohet nga gjobë deri në 2 vite.
Nëse këto të dhëna të regjistruara ofron për publikim ose i publikon vet në rrjete sociale atëherë dënohet me burg deri në 3 vite. Këtu ka një vepër penale dhe të gjithë duhet ta mësojnë se nuk kanë të drejtë të regjistrojnë dikë pa marrë pëlqimin e tij”.

