"Bëhet debat kush ka vjedh më shumë", Rama "diskriminon" burrat, kërkon të votojnë Sakon vetëm se është grua
Kryeministri, Edi Rama, e nisi me Durrësin fushatën e tij në mbështetje të kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në një takim me të rinjtë, kryeministri prezantoi kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sako, sikundër e shfrytëzoi edhe për të diskutuar për platformën e këshillimit kombëtar, fokusi kryesor i tij në nisje të mandatit të tretë.
Për zonjën Sako nuk pati shumë për të thënë, përveç faktit që u kërkoi durrsakëve ta zgjedhin përballë dy burrave rivalë, kandidatë të zotit Basha e Berisha.
Rama: Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh mes tre vetave, ku dy janë burra, patjetër që po ta kesh mendjen në vend do të zgjedhësh atë që është grua se nuk do të shkosh me ata dy burra. Dhe një grua që ka pas kohën ta tregojë që është një person që e meriton mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti dhe këtë praktikë duam ta kthejmë në një praktikë të qeverisjes në mënyrë të përvitshme se kur vjen puna në Kuvend është e pamundur, aq më tepër tani që është komplikuar akoma më shumë situata, gara është bërë shumë më e egër por jo në kuptimin e argumentave por në kuptimin e kapërcimit të normave etike, në kuptimin e pakërcimit të çdo lloj kufiri dhe në kuptimin e braktisjes së terrenit ku njerëzit jetojnë. Bëhen debate kush je ti e kush jam, kush ka vjedh më shumë. Por nuk po flas më gjatë për këtë se mezi po pres të shkoj nesër.


