Begaj për operacionin “Tempulli”: Rezultati i shkëlqyer garanton më shumë siguri pranë shkollave

Begaj për operacionin “Tempulli”: Rezultati i shkëlqyer

Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar sot Policinë e Shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të megaoperacionit “Tempulli”.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj thekson se “angazhimi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave”.

Sipas policisë, gjatë megaoperacionit të koduar “Tempulli”, në të gjithë vendin deri në këto momente janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.

EMISIONET