Ndizen dritat e festës! Presidenti ceremoni në presidencë, Rama shpërndan festën tek Teatri i Kukullave

Dritat u ndezën dhe sezoni I festave nisi!

Fëmijët gjallëruan ambientet e presidencës për ceremoninë simbolike me kreun e shtetit  dhe zonjës së parë.

Mes tingujve festive dhe interpretimit të valleve nga Ansambli i fëmijëve të Durrësit, fëmijët morën dhurata simbolike dhe shkëmbyen urime për një vit edhe më të mirë.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë ndau në rrjetet sociale momentet nga ndezja e dritave të festave te Teatri i Kukullave që feston 75-vjetorin e krijimit, që sipas kreut të qeverisë u kthye në një moment magjik së bashku me vogëlushët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Ndezja e dritave të pemës së fundvitit solli atmosferën festive në qendër të qytetit, ku qindra qytetarë u mblodhën për të festuar.

Ceremoni të ngjashme u mbajtën thuajse në të gjithë vendin.

Drita e pemës së festave ndizet më 6 dhjetor sepse kjo datë lidhet me festën e Shën Nikollës, një traditë e hershme europiane që shënon fillimin simbolik të sezonit të festave.

EMISIONET