Beci: Prokuroria shqiptare duhet të nisë një hetim për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eugen Beci, Avokat u shpreh se asgjë nuk e pengon prokurorinë shqiptare ose SPAK-un që të nisë një hetim për çështjen McGonigal.

Ai tha se prokuroria duhet të investohet duke saktësuar edhe rolin ligjor që kanë zyrtarët shqiptarë në këtë histori.

Beci: Asgjë nuk e pengon prokurorinë shqiptare ose SPAK-un që të nisë një hetim, qoftë edhe për të kryer edhe një hetim të të gjitha kontakteve. Prokuroria duhet të investohet duke saktësuar edhe rolin ligjor që kanë zyrtarët shqiptarë në këtë histori.

Prokuroria shqiptare duhet të jetë e gatshme, dhe nëse kërkohet një letërporosi nga amerikanët, duke bërë edhe një marrëdhënie juridiksionale me ta.

charles mcgonigal spak drejt hetim

EMISIONET