Batutat në Komision, Tabaku: Uleni zërin se europianët; Rama: Amerikanët janë? Mos ndërhy mes meje dhe Foltores


Paralel me mbledhjen e Komsionit Hetimor të Incineratorëve në një sallë ngjitur mbahej mbledhja e Komitetit të Stabizlim Asociimit.

Gjatë dëshmisë së kryeministrit Rama i cili po i përgjigjet pyetjeve të deputetit Këlliçi tonet e zërit u ngritën dhe Tabaku i kërkoi Ramës të ulë zërin se përfaqësuesit e PE janë në mbledhje.

Rama me ironi e pyeti nëse janë dhe amerikanët.

Më tej i kërkoi Tabakut të mos ndërhyjë mes tij dhe foltores, duke nënkuptuar Këlliçin.

Tabaku ju përgjigj duke thënë se janë bashkë por kjo nuk u prit shumë mirë nga Këlliçi.

Tabaku: Nuk dimë as propagandë si ju.

Këlliçi: Në ka një gjë që PD historikisht ka ceduar zoti Kryeministër, se kap dot Belindin rri i qetë fare.

Tabaku:  Zoti dëshmitar, Komiteti i MSA me përfaqësues të PE është në sallën ngjitur dhe kërkoj të ulim pak tonin e zërit.

Rama: Amerikanët janë?

Tabaku: Amerikanët i dini vetë ju ku janë.

Rama: Meqë në emër të Amerikës ju kemi ju që na flisni, thashë mos janë dhe amerikanët.

Tabaku: Uleni pak zërin dhe tonin.

Rama: Ata europianët të jenë me shëndet, ne këtu kemi punën tonë. Si tha Loro Boriçi, shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Eropianët kanë punën e vet, ne kemi punën tonë këtu.

Tabaku: Uleni pak tonin e zërit. Zoti Këlliçi ka radhën e pyetjeve.

Rama: Të lutem shumë zonja kryetare, mes meje dhe foltores mos ndërhy, kaq.

Tabaku: Zoti Rama kordinoheni vet, jam e sigurt.

Këlliçi: Zoti Kryeministër rrimë bashkë te kjo çështja financiare se jeni dhe merakli.

Tabaku: Bashkë jeni, bashkë.

Këlliçi: Joridë mos ashtu që mos të filloj unë me.

EMISIONET