Bastet, Tola: Shqipëria e 2023 nuk ka ndryshuar nga 2017 kur u mbyllën, duhet analizë e kostove
Igli Tola, ekspert ekonomie njëherësh pedagog ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj.
Tare foli për impaktin që do të sjellë rikthimi i basteve në buxhetin e shtetit.
Tola: Parimisht të paktën në projektbuxhetin e prezantuar në fundvit sipas parashikimeve të bëra të paktën nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mendohet që rihapja e basteve sportive tashmë si fillim vetëm online do sigurojë të ardhura që janë relativisht të konsiderueshme për buxhetin e shtetit duke ditur të ardhurat tona mesatare vjetore por që në mendimin tim është një parashikim modest pasi po të marrim vitin e fundit ku u mbyllën lojërat e fatit në vitin 2017 të ardhurat që u siguruan në këtë vit kalendarik ishin më shumë se trefish se sa parashikimi i këtij viti, pra më shumë se 65 gati 70 milion euro ishin të ardhura buxhetore vetëm nga operatorët e lojërave të fatit.

