Bashkia e Tiranës merr edhe fushën sportive në Laprakë

Në një kohë që e gjithë vëmendja politike është përqendruar tek zhvillimet brenda opozitës, qeveria nuk humbet aspak kohë.

Në mbledhjen e saj të fundit ajo vendosi që t’ia kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës fushën sportive në Laprakë. Lidhur me këtë, qeveria miratoi vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i fushës sportive Laprakë”, Tiranë.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë dhe pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen do të kompensohen në shumën e përgjithshme prej 156 milionë lekësh, shumë kjo që do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Ndërsa vlera për shpenzimet procedurale, prej 50 mijë lekësh do të përballohet nga fondet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe Bashkia Tiranë do të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

Vendimi parashikon që Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, do të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale.

EMISIONET