Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dh*nën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske

Bashkëshortja e Luçiano Boçit, Blerina ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Blerina thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.

“Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”, shkruan ajo krahas videos.

Kujtojmë se disa persona u përfshinë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.

Pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër. Djali i Boçit u transportua me hematoma në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore.

EMISIONET