EMRAT/ Bashkëpunuan në pengmarrjen e biznesmenit në Tiranë, arrestohen dy vajza të reja

EMRAT/ Bashkëpunuan në pengmarrjen e biznesmenit në Tiranë,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetase të shpallura në kërkim tre ditë më parë, të dyshuara si pjesë e një grupi që rrëmbeu dhe dhunoi një 27-vjeçar për ta detyruar t’u jepte para.

Në pranga ranë Monika Marku dhe Suate Çeloaliaj përkatësisht 21 dhe 25 vjeçe, ndërsa më herët gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe tre persona të tjerë.

Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se të arrestuarat, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre dhe një tjetër shtetas ende në kërkim, K. N., kanë bashkëpunuar për t’i marrë para të riut. Ata e kanë mbajtur peng për disa orë dhe e kanë dhunuar fizikisht në një apartament në Tiranë.

Forcat e rendit po vijojnë punën për kapjen e personit të fundit në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

EMISIONET