Basha ndjesë demokratëve: Lejova hijëzimin tim nga Sali Berisha. Nis spastrimet. Lë jashtë anti-amerikanët e ish-komunistët
“Sali Berisha dhe lëvizja e tij antiamerikane nuk ka punë në Partinë Demokratike”. Lulzim Basha deklaroi ndarjen përfundimtare nga pasardhësi i tij dhe pas 8 vitesh u kërkoi ndjesë demokratëve që kishte lejuar Berishën të sillej si kryetar i dytë i PD. “Tani mori fund!” tha ai para Kuvendit te thirrur nga këshilli kombëtar i PDsë, ndërsa shtoi se pas kësaj ndarjeje me të shkuarën nis një fazë e re e opozitarizmit.
Lulzim Basha mbërriti rreth një orë me vonesë në Kuvendin e thirrur prej tij në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet mesditën e 18 dhjetorit
U prit me entuziazmin e atyre që i ka pasur mbështetje përgjatë tre muajve betejë politike me paraardhësin e tij.
Demokratëve u kërkoi ndjesë që gjatë viteve të fundit ka lejuar dualizmin në Partinë Demokratike dhe rolin e rëndësishëm të Sali Berishës.
Demokratëve u kërkoi ndjesë që gjatë viteve të fundit ka lejuar dualizmin në Partinë Demokratike dhe rolin e rëndësishëm të Sali Berishës.
"Ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij. Kjo histori nuk ndaloi 8 vite me radhë.
Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.”
Basha tha se u kërkon ndjesë demokratëve/
“Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre. Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim.
Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.”
Një grupim të vogël që përdor metoda të ulëta e ka cilësuar Lëvizjen e nisur nga Berisha teksa tha se nuk mund të lejonte që drama e ish-kryetarit të ishte edhe drama e demokratëve.
Lulzim Basha: Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim të demokracisë, ne jemi përballur me një fushatë të pashembullt, të pa principtë. Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ulëtat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh për ta detyruar PD të hyjë në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të Sali Berishës.
Me persona që janë shpallur të padëshiruar për SHBA-të, PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet tha Basha.
Lulzim Basha në fjalimin e tij u ndal gjatë te përbërja që do të ketë Partia Demokratike e së nesërmes. Ai tha se në PD nuk do të gjejnë vend të inkriminuarit, ata që kanë lidhje me periudhën e diktaturës dhe personat “non grata” që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Një ndër frazat më të përmendura të Lulzim Bashës gjatë Kuvendit ishte se Partia Demokratike sot do të jetë Shqipëria nesër, teksa risolli disa herë në vëmendje se gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Sipas Bashës, sfida e PD-së mbetet kthimi i besimit të shqiptarëve, largimi i qeverisë Rama dhe shkërmoqja siç u shpreh ai i brinjëve të Trekëndëshit të Bermudës.
Jemin Gjana, Kryetari i komisionit që drejtoi punimet e Kuvendit, bëri me dije se të pranishëm në pallatin e Kongreseve ishin 5 mijë e 4 delegatë, të cilët votuan ndryshimet në statut të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike.




