"Basha t'i kërkojë falje Berishës", Kokalari: Boll me komeditë se s'ka nge populli

"Basha t'i kërkojë falje Berishës", Kokalari: Boll

Lulzim Basah pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PD-së, ka filluar takimet me demokratët. Aktivistja Evi Kokalari e cila ka qenë në krah të ish-liderit Sali Berisha ironizon lëvizjen e Bashës dhe i bën thirrje që të tërhiqet. Ajo madje shkruan se Basha duhet t'i kërkojë falje Sali Berishës. Më tej ajo thekson dhe "forcën" që ka Sali Berisha në parti duke paralajmëruar beteja më të ashpra.

Kokalari: Lulzim Basha tashti vendosi të filloj ‘foltoret’ . Lulzim, ke dështuar rëndshëm dhe bashkë me ty dhe ata që besuan sa do pak tek ty.

Boll me komeditë. Boll se s’ka nge populli. Enkelejd L. Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe të gjithë të tjerët kanë një shans fantastik në këtë moment ti bashkohen PD-se së vërtet e të vazhdojmë betejën kryesore për të nxjerrë vëndin nga llumi dhe moçali.

Madje dhe Luli bën mirë të ulet e të flasë me Berishën, ti kërkoj falje dhe të kthehet në parlament si deputet i Partisë që e bëri dhe e ç’bëri.

Asgjë tjetër nuk funksionon. Nëse se keni kuptuar deri tashti forcën e Sali Berishës, di t’ju them që lufta përpara është akoma më e ashpër.

Një thirrje revolucionare Elisa Spiropali që kujton se Berisha është ‘i vdekur’. Në çfarë planeti jeton vallë? Ndoshta duhet të dalësh në terren qoftë ti, qoftë Edi dhe të shikojmë kush është më energjik dhe plotë jetë mes jush, Berisha apo ti & Edi bashkë?

EMISIONET