Basha: Referendumi, tallje me demokratët. Thumbon Malltezin: Të hipësh në veturën e kryetarit të PD-së, jo në pushtet

Ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij u larguan nga selia e PD-së pasi bënë publike rezultatin e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti I kryetarit të PD-së, ky i fundit mbajti konferencë në selinë e PD-së.

Edhe një herë e quajti nul referendumin ndërsa nuk la pa thumbuar dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin.  

“Sot PD ka pasur vetëm një aktivtet politik kuvendin kombëtar të thirrur sipas kushtetës së saj.Kushtetuta e votuar edhe me votën e Sali Berishës në 17 korrik parashikon qartë që sot ka ndodhur vetëm një aktivitet i PD-së, kuvendi kombëtar që ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve.

Për disa mund të ketë qenë mirë për disa që kanë dashur të shprehen për të dhënë një mendim

Mund të ketë qenë edhe më mirë për konsumin e disa kafeneve apo restoranteve ku kanë ndodhur prenotime.

Ka pasur dhe dëm, siç më thonë që ka pasur dëm edhe në veturën që merr PD me qera për kryetarin. Por këto janë dëme kolaterale. E vetmja gjë është që të thërrasësh refendum që të hipësh në pushtet e të hipësh ë veturën e kryetarit të PD-së është tallje me demokratët. Nëse nesër do të kemi një referendum për të shkarkuar Blinken, apo Biden, të gjithë e kuptojnë që është tallje"

Basha tha më tej se ndjente keqardhje për Berishën

"Ndonëse ne kemi bërë ndarje me të kalurën kjo prapëseprapë nuk më çliron nga keqardhja për nivelin ku ka rënë i zoti i të ashtuquajturit referendum. Sot PD ka pasur vetëm një aktivitet Kuvendit kombëtar. Nuk ka dy palë, e as dy parti. Ka vetëm një PD që kishte vetëm kuvendin kombëtar."

EMISIONET