Basha, Ramës: Me këtë nivel korrupsioni mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, në Bruksel s'të pranon njeri
Indeksi i sundimit të ligjit të World Justice Project për 2020-2021 ku Shqipëria renditej e fundit në Europë u trajtua gjerësisht nga kryedemokrati Basha në Kunden.
Edhe pse kundërshtari i tij politik, kryeministri Rama, nuk ishte në sallë kjo nuk e pengoi Bashën që duke ju referuar përkeqësimit të treguesve ti bëjë me dije se me këtë gjendje vendin do ta integrojë në Unionin Afrikan dhe jo në BE.
Basha: Po ta shikoni është i vetmi vend europian në listë. Fryhet lart e poshtë ekraneve se po bëjmë shtet, ky është shteti që ka bërë. Me këtë nivel korrupsioni mund të hapësh negociatat me unionin afrikan se në Bruksel të 105-tët në botë nuk të pranon njeri, një tjetër faktor i matur është sa qeveria zbaton ligjin? Sa fuqi kanë autoritetet që bëjnë auditimin e akteve të qeverisë? Sa i pavarur është gjyqësori dhe mediat?
A hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin, këtu situata është më keq, nga 139 shtete në botë Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi mban vendin e 109 e rrethuar nga Angola, Kazaktistani, Afganistani dhe Mozambiku.Prapë i vetmi europian në vendet në listë dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik prapë qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç. Angola më mirë, Kazakistani më mirë, ja ku është në mes.
Basha solli në vëmendje edhe raportin e Bankës Botërore dhe BERZH.
Basha: Një tjetër raport është i BB dhe BERZH në 141 shtete për matjen e korrupsionit me të cilin përballet sipërmarrja. Sipas raportit, sipërmarrjet shqiptare paguajnë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si ryshfet për zyrtarët dhe politikanët. Kjo është fiks tre herë më lart se në 2013 dhe taksa e ryshfetit na rendit të dytët në botë pas Zambias.
1.5 milion euro në ditë u kushton bizneseve shqiptare ryshfeti që u paguan pushtetarëve dhe haraçvënësve të tyre, tha Basha.
Basha theksoi se shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar.
Basha: Dikush,vite më parë, ka thënë që ekziston një lidhje e ngushtë midis frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton.Por frika e pak njerëzve që kanë përdorur besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndrimin e kësaj salle në një streh për të korruptuarit.Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd.Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëv të korruptuar, Jo politikanët e korruptuar që largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshëm për fëmijët dhe familjet e tyre.

