Basha: Rama shkatërroi zgjedhjet, duhet të ishte para drejtësisë së bashku me ministrat

Kreu i opozitës në një deklaratë për mediet jashtë parlamentit u shpreh se brenda sallës ndodhet pakica që ka dhunuar vullnetin e shqiptarëve. Basha tha se brenda  Rama së bashku me ministrat nuk duhet të ishin në sallë ditën e sotme, por përpara drejtësisë.

Basha: "Brenda në sallë ndodhet sot pakica që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë, brenda ndodhen njerëzit që kanë minuar demokracinë duke nisur nga Edi Rama shkatërruesi i zgjedhjeve dhe institucioneve të pavarura së bashku me reformën në drejtësi që duhet të ishte para drejtësisë. Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, këta të dy kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2016. Po kështu para drejtësisë dhe jo në këtë sallë duhet të ishte Balla, kryeshefi i bandave të Elbasanit, njeriu që gjithë bota mbarë e di që figuron në listën e zezë të Interpolit për pastrim parash dhe drogë. Duhet të ishin para drejtësisë autorët famëkeq të dosjes 339. Jashtë kësaj salle  duhet të ishin 3 bedelët e Tom Doshit dhe Aqif Rakipit. Jashtë kësaj salle duhet të ishin të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve, bukën e fëmijëve duke u pasuruar si sheikë me mafien. Kjo nuk është mazhorancë, është pakica e krimit dhe korrupsionit. "

Basha tha se beteja e vetme e PD-së është të mposhtë regjimin që sipas tij po zbraz vendin nga rinia dhe po i merr shqiptarëve atë që meritojnë.

Basha: "Ne kemi vetëm një detyrë. Ta kthejmë në një fushë betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen e këtij regjimi që po e zbraz vendin nga rinia dhe shqiptarët e ndershëm dhe që ka dorëzuar gjithçka që shqiptarët meritojnë sot dhe nesër në duart e një grushti kriminelësh, oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar të cilët me aktet e tyre kanë minuar demokracinë shqiptare."

EMISIONET