Basha pas protestës: Berisha u braktis nga shumica e demokratëve, dita e fundit politike e tij

Në fjalimin e parë pas protestës para selisë blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për zhvillime tragjike.

Basha: Zhvillime tragjike për demokratët dhe mbarë shqiptarët. Shpreh keqardhjen se prania juaj në selinë e PD u vonua për katërorë me shkakun e kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë gjyqësore dhe prokurorisë. Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë sulmi. Dhune dhe përplasje mes demokratësh nga Sali Berisha, ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, ishte paralajëmruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal.

Lajmi i mirë është fakti se shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, e braktisën siç e kanë braktisur gjatë gjithë këtyre muajve ku ka manipuluar, mashtruar dhe shpifur për të mbuluar të vërtetën që beteja e tij nuk bëhet për askënd tjetër përveç për atë vetë, nuk kursen askënd përveç vetes tij.Lajmi i parë i mirë është braktisja totale, dëshpërimin për të cilin nuk ka nevojë ta komentoj në shprehjet e fytyrës së një njeriu që ka pasur de facto ditën e tij të fundit politike.

Asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizuan. Falenderoj drejtuesit e strukturave që janë këtu, të tjerë janë në ambjente të tjera, një pjesë u është dashur të  largohen. U përballëm me një përpjekje për të shkatërruar PD.

Lulzim Basha tha se tashmë është e qartë fytyra e vërtetë e Sali Berishës dhe dëshmi sipas tij është selia e dhunuar.

Basha: Dua të falenderoj edhe ata që për muaj ndoqën Sali Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën se do të vinte diçka që do të ndizte një shpresë në Shqipëri. Sot të gjithë e dinë, kundërshtarët, rivalët, kritikët e mi që dua ti falenderoj për braktisjen që i bënë planit të sulmit të dhunës dhe kundërvënies së demokratëve me njëri-tjetrit, planit vëllavrasës me njëri-tjetrin. E kuptuan planin e vërtetë të Sali Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Kryetari i PD-së foli për kriminelë dhe vrasës në protestë.

Basha: Në ata 500-600 njerëz që erdhën të thirrur nga Sali Berisha protagonistët ishte një grup i ngushtë trafikantësh, kriminelësh, njerëz me precedent penalë, të armatosur, të përgatitur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve brenda dhe jashtë selisë me një plan të mirëmenduar, ekzekutuar dhe frymëzuar nga Sali Berisha.

EMISIONET