Basha: Berisha minues i demokracisë, ka 3 muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke
Sipas SHBA-së, zoti Berisha është i korruptuar dhe minues i demokracisë. Por a është për Lulzim Bashën i korruptuar dhe minues i demokracisë. Ai u shpreh se vendimi i SHBA është i qartë.
Basha: Kam qenë i paqartë kur nuk kam zbatuar të njëjtin standard siç kam zbatuar për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Unë nuk mund të bëhem juri për ata që kemi zgjedhur të jenë juri e demokracisë. Ndërsa me aktet e sotme padiskutim që është minues i demokracisë. Jo vetëm me aktet e sotme, ka 3 muaj që Sali Berisha është minues i demokracisë, ka 3 muaj që përpiqet t'i mbivendoset aksionit opozitar kundër Edi Ramës. A ka mënyrë më të mirë për të minuar demokracinë?
Për të shfokusuar të gjithë vëmendjen nga lufta opozitare, tek përpjekja për të shkatërruar apo marrë peng PD dhe për të kthyer në një bunker antiamerikan vetëm e vetëm se është shpallur "non grata." Telenovela Berisha ka zëvendësuar ka 3 muaj telenovelat turke.
Basha tha se kjo telenovele që po bëhet nuk i shpërben demokracisë.Më tej, Basha tha se Berishës nuk i intereson demokracia sepse nuk i intereson opozita.

