Bardhi mesazh të koduar demokratit: Rama të mban peng me vilën 760 mijë euro, e shite apo..
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 13:52

Deputeti Gazment Bardhi ka shtruar një pyetje për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, por duket se është mesazh i koduar për një nga demokratët.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka hedhur akuza duke thënë se Edi Rama, po e mban peng me vilën e pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.
Gazement Bardhi: Pyetje për “opozitën e vërtetë”: vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush. Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Rama

